12 Maj 2024

Australia dënon Lehman Brothers

Melburn, 22 shtator - Lehman Brothers, banka investuese 134 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me deklarimin e falimentimit në vitin 2008, ishte një pikë kthesë në krizën financiare që tronditi tërë botën.

Borxhi prej 613 miliardë dollarësh i deklaruar nga banka, ishte borxhi më i madh i regjistruar deri tani në historinë e Amerikës.

Pas kësaj, falimentimet erdhën njëra pas tjetrës dhe kriza ndikoi në tërë botën.

Në Australi, 72 kuvende bashkie, institute ndihme dhe kisha, ka ngritur padi ndaj filialit të Lehman Brothers në Australi.

Delegacioni gjyqësor që ndjek çështjen që shqyrtohet në Sidnei, dënuan kompaninë pasi kishte bindur investitorët për të blerë prodhime me rrezik të lartë që çuan në humbjen e shumave të mëdha të valutës.

Gjykata dënoi kompaninë Lehman Brothers që të dëmshpërblejnë paditësit me vlera prej miliona dollarësh.

Gjykata do të mblidhet përsëri në muajin nëntor për të përcaktuar detajet e vendimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)