23 Dhjetor 2024

Auditorja kërkon auditime të performancës në disa institucione

Prishtinë, 4 tetor - Forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të Qeverisë dhe të entiteteve të sektorit publik vazhdon të jetë në fokus të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit edhe në këtë sezon të auditimit.

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, në sezonin auditues 2021/2022, ka vendosur të kryej auditime të performancës dhe të pajtueshmërisë në disa institucione dhe ndërmarrje publike të rëndësishme për Kuvendin e Kosovës dhe në interes të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Kryerja e këtyre auditimeve është e rëndësishme dhe me interes publik, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga virusi Covid-19, dhe sado sfiduese të jetë kjo për  ZKA-në.

”Ndikimet e auditimit mund të mos vërehen menjëherë, por të kesh auditime aktuale mund të ndihmojnë vendin që të rimëkëmbet nga kriza”  thekson Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Krahas auditimeve tjera të performancës dhe të pajtueshmërisë, në këtë sezon auditues do të bëhen edhe auditimet në vijim:

· Auditimi i performancës financiare dhe operative e NP-së “Trepça”;

· Auditimi i projekteve kapitale për investimet të kryera nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës- NP-së KOSST Sh. A;

· Auditimi i kontratave publike në Korporatën Energjetike të Kosovës- NP-së KEK; dhe

· Auditimi i fondeve publike në Radio Televizionin e Kosovës me theks në aspektin e burimeve njerëzore përfshirë: stafin e rregullt, angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe kontraktimin e programeve vendore; dhe

· Auditimi i projektit kapital “Bashkimi i qytetit” në Komunën e Ferizajt.

Auditimet janë përzgjedhur bazuar në rëndësinë materiale dhe sociale, treguesit e problemeve dhe vlerësimet e rrezikut, interesit publik, ndikimit në zhvillimin ekonomik, prokurimin publik dhe raportimeve nga mediat.

Qëllimi i këtyre auditimeve është të vlerësojë nëse institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë arritur rezultate të mira, dhe shfrytëzimi i parasë publike nga transmetuesi publik është në pajtim me kornizën ligjore dhe në interes të taksapaguesve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, lidhur me këtë ka deklaruar se përmes këtyre auditimeve synohet forcimi i llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të Qeverisë dhe të entiteteve tjera të sektorit publik që fondet publike t’i shpenzojnë në mënyrë ekonomike, me efektivitet dhe efikasitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)