Auditorja e Përgjithshme prezanton raportet e auditimit për sezonin 2022/23
Prishtinë, 3 maj - Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ban konferencë për media.
Në këtë konferencë Auditorja e Përgjithshme do të prezantojë çështjet kryesore të paraqitura në tri raporte të auditimit të performancës që publikohen po atë ditë, si dhe informata tjera lidhur me realizimin e planit të auditimit për sezonën audituese 2022/23.
Zyrtarë të lartë të ZKA-së përgjegjës për tri auditimet në fjalë do të prezantojnë më në detaje gjetjet dhe rekomandimet që përmbajnë raportet:
· “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë vitit 2021”;
· “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT/KIESA”; si dhe
· “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”.