25 Dhjetor 2024

Auditori Osmani viziton Turqinë, merr mbështetje nga Presidenti i EUROSAI-t

Ankara, 3 mars - Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive dhe EUROSAI-t, Seyit Ahmet BAŞ, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani zhvilloi një vizitë pune në selinë e Gjykatës Turke të Llogarive në Ankara.

Ky takim kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve në mes dy institucioneve për pjesëmarrje aktive të ZKA-së në forumet e EUROSAI-t, si dhe përgatitjet për pjesëmarrjen dhe prezantimin e ZKA-së si anëtarja më e re në Kongresin e XI të EUROSAI-t, i cili do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Me këtë rast, Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, Seyit Ahmet BAŞ, ka përgëzuar Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, për angazhimin e vazhdueshëm dhe rezultatet e arritura në ndërkombëtarizimin e ZKA-së, duke thënë se anëtarësimi në EUROSAI tregon se sa e përgatitur dhe profesionale është Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës.  

Ndërsa,  Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka vlerësuar lartë punën e z. Seyit Ahmet BAŞ, gjatë kryesimit të EUROSAI-t dhe mbështetjen e  vazhdueshme dhënë ZKA-së në integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Krerët e të dyja institucioneve kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin bilateral, përmes planit konkret të aktiviteteve për përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur në vitin 2018.

Në takim vëmendje e veçantë i është kushtuar aktiviteteve dhe vendimeve  të Institucioneve Supreme të Auditimit të Turqisë dhe Kosovës,  si reagim ndaj pandemisë Covid-19, me ç' rast palët shpalosën detaje lidhur me auditimet për Covid-19.

Tutje, zyrtarë të lartë dhe auditorë, kanë prezantuar përvojat e Gjykatës Turke të Llogarive në kontrollin dhe sigurimin e cilësisë në pajtim me Standardet; përvojat në auditimin e TI-së; përvojat në sistemin e menaxhimit të auditimit si dhe përvojat në sistemin për analizimin e të dhënave.

Ndërsa, delegacioni kosovar, ka shpalosur arritjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, përfshirë këtu përmbushjen e misionit kushtetues e ligjor, forcimin e kapacitetit institucional dhe zhvillimin e marrëdhënieve  të mira me palët e jashtme.

Po ashtu, është biseduar edhe për zhvillimet e fundit në përditësimin e metodologjisë së auditimit si dhe vënien në përdorim të sistemit elektronik të auditimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe transparencës në procesin e auditimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)