15 Nëntor 2024

Auditori i Përgjithshëm takohet me Inspektorin e Përgjithshëm

Prishtinë, 28 prill - Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani.

Gjatë takimit, është nënvizuar përifitimi institucional përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkpunimit.  Me theks të veçantë janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe janë diskutuar modalitetet e auditimit për shkak të specifikave të veçanta të të dyja institucioneve.

Auditori i Përgjithshëm është zotuar në ofrimin e përvojës dhe ekspertizës për stafin e brendshëm të auditimit dhe krijimin e një pike të rregullt kontaktuese, ndërmjet dy institucioneve, për qëllimet e auditimit.

Në përkrahje të zhvillimit profesional, për auditorët e brendshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,  Auditori i Përgjithshëm ka ofruar mundësinë që të përfshihen në skemën e trajnimeve të brendshme të ZAP-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)