24 Dhjetor 2024

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti në takim bilateral homologun e tij nga Polonia

Prishtinë, 31 maj - Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, të hënën ka pritur në takim bilateral presidentin e Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë Marian Banaś me delegacionin e tij.  
Homologët diskutuan për mënyrat e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave që kanë për qëllim avancimin e mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë publike.

Ata kanë folur edhe për vështirësitë dhe sfidat si dhe për procesin e auditimit në kohë pandemie.  

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me këtë rast ka falënderuar homologun polak për ndihëm e vazhdueshme dhënë ZKA-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Osmani është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm si dhe u zotua për vazhdimin e këtij bashkëpunimit në mes të dy organizatave përmes projekteve të reja.

Nga ana tjetër Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë, Marian Banaś, ka përgëzuar Osmanin për arritjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në përgjithësi, e në veçanti për anëtarësimin me të drejta të plota në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI).

Banasi ka thënë se mbështesin ZKA-në dhe presim që të punojmë edhe më tutje në ngritjen e marrëdhënieve të mira në mes të organizatave, veçanërisht punën që lidhet me procesin e auditimit për Covid - 19.

Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave është në shërbim të rritjes së cilësisë në auditimin e jashtëm.

Osmani dhe Banaś  janë shprehur të kënaqur që Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës kanë arritur që ta përmbyllin me sukses Projektin e Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” të financuar nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia Covid-19 për më shumë se një vit, të gjitha aktivitetet janë zhvilluar përmes platformës online duke mos u shkaktuar asnjë vonesë apo aktivitet i humbur.  

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së presidentit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë Marian Banaś në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)