25 Dhjetor 2024

Auditori i Kosovës dhe i Maqedonas zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Shkup, 19 shkurt - Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të premten ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, ku janë pritur nga Auditori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka përgëzuar homologun e tij Maksim Acevski për punën e bërë prej ardhjes së tij në krye të Entit Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi Osmani dhe Acevski diskutuan për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Institucionin Suprem të Auditimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë aspekt Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy Institucioneve Supreme të Auditimit, duke thënë se ky bashkëpunim do të thellohet më tutje përmes shkëmbimit të përvojave.  

Rendësi e veçantë në këtë takim i është kushtuar auditimit të masave si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, auditimit të hyrave të nivelit qendror dhe lokal, auditimit të ndërmarrjeve publike si dhe çështje të tjera.

Ndërkohë, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, falënderoj për vizitën Auditorin e Përgjithshëm Osmanin, duke uruar për arritjet e shënuara gjatë udhëheqjes së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Po ashtu u bisedua edhe për integrimet e mëtutjeshme të dy institucioneve në EUROSAI dhe INTOSAI për të shkëmbyer përvojat më të mira.

Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, të arritur në vitin 2019, përmes planit konkret të aktiviteteve.

Me anë të marrëveshjes, synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit,  trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët, mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.

Po ashtu në kuadër të vizitës zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, është pritur në takim edhe nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

Në vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut,  Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u shoqëruar nga shefi i kabinetit, Taulant Sejdiu si dhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Qëndresa Mulaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)