Auditori gjen 19 shkelje ligjore në Komunën e Skenderajt
Skenderaj, 14 shtator - Lëvizja Vetëvendosje qendra në Skenderaj ka njoftuar me të gjeturat e auditorit në komunën e Skenderajt.
Komuna nuk ka ndonjë software të veçantë për menaxhimin e të hyrave/llogarive të arkëtueshme, llogarit menaxhohen në Excel, të cilat nuk japin siguri të plotë për të dhënat (mund të ndryshohen dhe nuk mbesin gjurmë).
Pa kunkuru, në dy raste janë dhënë subvencione. Kërkesa për marrjen e vendimit për subvencione në emër të klubeve ishte parashtrua nga drejtori i drejtorisë së kulturës të kryetari i komunës, çka lënë me nënkuptu se këto mjete i ka marrë vetë drejtori.
Informata e shpalosur në Pasqyrat Financiare Vjetore në lidhje me pasuritë nuk janë të sakta. Regjistri i pasurisë në SIMFK është mbivlerësuar me pasurit e regjistruara të cilat ishin të keq planifikuara/buxhetuera për vlerën 32,495 €.
Shkelje në procedurat e rekrutimit të mësimdhënëseve - Në konkursin “Mësimdhënës për mësim klasor/zëvendësim” nuk janë ndjekur procedurat e mbajtjes së testit me shkrim. Përzgjedhja e kandidatit ishe bërë vetëm në bazë të intervistës.
Për konkursin “Mësimdhënës për lëndën e edukatë fizike” ishte organizuar vetëm testi më shkrim e jo edhe intervista, për më tepër nuk ishte përzgjedhur kandidati më vlerësimin më të lartë.
Për mësimdhënës në të gjuhës angleze në shkollën në Krasaliq, rezultoi se nuk kishte pasur konkurs për atë pozitë. Ishte përzgjedhur një kandidat për konkursin e shpallur në Polac. Komuna gjate vitit 2017 ka angazhuar tetë (8) punonjës/staf me marrëveshje për shërbime të veçanta (MShV).
Angazhimi i tre prej tyre ishte bërë pa aplikuar procedurat e konkursit publik, por vetëm me kërkesë të Drejtorive përkatëse Komunale. Dobësi në procedurat e prokurimit - Te kontratat “Furnizim me material elektrik dhe vegla pune për shkollat dhe komunën nuk është specifikuar çmimi dhe nuk është zgjedhur ofertuesi më i lirë. Furnizimi me dru për ngrohje “kemi evidentuar se pranimi i mallrave ishte bërë vetëm nga një person (dëshmi flete-dërgesa).
Tejkalimi i pagesave te kontratat kornizë – ligji e parasheh që kontrata kornizë mund të tejkalohet maksimumi 30â
, ka raste ku është tejkaluar 50â
. Asnjë nga faturat pranuara/paguara nuk është protokolluar, pasi që komuna nuk ka libër protokolli për evidentimin e faturave të pranuara.
Në tri raste drejtorët e drejtorive ishin emëruar menaxher të kontratave përderisa ishin edhe autorizues të pagesave, dukuri kjo në kundërshtim me kërkesat ligjore në ndarjen e detyrave. Kemi hasur raste që shfrytëzuesi i hapësirës publike/lokal afarist nuk kishte paguar asnjëherë qiranë mujore që nga viti 2015, i cili deri në fund të vitit 2017 kishte borxhin e akumuluar ndaj Komunës në vlerë 4,785€.
Auditori i ka cekur si 19 shkelje ligjore, por brenda secilës shkelja janë edhe tri shkelje tjera. A munden të bëjnë diçka më shumë? Fshehje, falsifikim, pa konkurse publike, dhënie të subvencioneve pa konkurruar, shkelje e procedurave, pa libër protokollimi, mos zgjedhje e kandidateve meritor në arsim, menaxher i kontratës por edhe i autorizuar për pagesën e asaj kontrate, keqpërdorim i pronës publike etj.