15 Nëntor 2024

Auditoret nuk duhët të shihen si shërbyes civilë

Prishtinë, 23 shkurt - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, mbajti sot dëgjim publik, në të cilin u shyrtua Projektligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Me qëllim që ky dëgjim publik të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e projektligjit, komisioni kishte ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile, Sindikatës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Diskutimin e hapi zëvendëskryetari Sadriu, duke bërë një përshkrim të shkurtër të ligjit.

Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Juridike, në mënyrë potencoi disa nga pikat kryesore të cilat kjo organizatë i sheh të arsyeshme për t’u riformoluar apo plotësuar.

Nga Instituti GAP, Visar Rushiti ndau mendimin të njëjtë me atë të përfaqësuesit të Grupit për Studime Juridike, duke shtuar se duhet bërë një rishqyrtim i statusit të auditorëve, pasi që këta nuk duhet të njihen si shërbyes civilë.

Në anën tjetër, në emër të Institutit Demokratik të Kosovës, Artan Canhasi vlerësoi lart punën e auditorëve, të bërë publike më parë edhe nëpërmjet një analize të kësaj organizate. Ai theksoi se ligji nuk ka nevojë për ndryshime, pasi që, sipas tij, ai po funksionon mirë. Megjithatë, është planifikuar të ndërmerret një hap i tillë, shtoi Canhasi, pika e vetme që duhej të ndryshohej është ajo sanksionimeve.

Dëgjimi publik vazhdoi me diskutimet për çështjen e statusit të auditorëve, ku si rekomandim u nxor që ata të mos jenë shërbyes civilë, por të veprojnë me atë ligj, si dhe çështja e ndëshkimeve, sipas të cilës Zyra e Auditorit të Përgjithshëm propozoi që të mos bëhen ndëshkime financiare, por që kjo zyrë të ketë një derë ku ajo mund të drejtojnë rastin, kur cenohet e drejta në qasjen në dokumente.

Ne fund, Sadriu, i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, duke shtuar se të gjitha komentet do të analizohen dhe diskutohen gjatë punëtorisë, të cilën do ta mbajë komisioni për këtë projektligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)