Auditorë të brendshëm të sektorit publik pajisen me certifikata
Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Financave do të organizojë ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për kandidatët e suksesshëm të Programit kombëtar të trajnimit për Auditorë të Brendshëm të Sektorit Publik.
Ndarjen e certifikatave do ta bëjë Ministri i Financave Avdullah Hoti.
Ceremonia e ndarjes së certifikatave do të mbahet sot në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturë.