ATK, verifikon stoqet e deklaruara
Prishtinë, 2 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia e Kontrollit Special, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë aktivitetet e radhës, me qëllim të verifikimit të stoqeve te tatimpaguesit që merren me tregtimin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Aktiviteti i ndërmarr sot sipas ATK-së, ka për qëllim zbatimin e nenit 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat për regjistrimin e mallrave. Regjistrimi i stoqeve sipas këtij neni, duhet të përfundojë para, ose me datën 10 Janar të vitit vijues.
"Aktivitetet janë pjesë e strategjisë së ATK-së, në parandalimin e ekonomisë joformale, gjithashtu, planifikohet që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen."