ATK tërheq numrat potencial fitues për tremujorin e tretë
Prishtinë, 8 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë te ditur se sot do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM3/2018.
Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar deri më tash për këtë periudhë është 47,845.