ATK tejkalon planin, mbledh 107 milion euro të hyra
Prishtinë, 5 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur së ka vazhduar të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 107.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 12.7 milion euro apo 13.3 % me shume.
Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra.
Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4[1] milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milion euro.
Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.
Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.