25 Dhjetor 2024

ATK tejkalon planin e të hyrave, mbledh 4 milion euro më shumë

Prishtinë, 5 shkurt - Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara.

Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë.

Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  

ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)