25 Dhjetor 2024

ATK synon uljen e nivelit të borxheve

Prishtinë, 15 mars - “Duhet që të punojmë në maksimum, që niveli i borxheve në institucionin tonë të zvogëlohet”, këto fjalë ishin mesazh për Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme nga Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, i cili së bashku me anëtarët e menaxhmentit të lartë kanë vizituar këtë departament.

Drejtori Hysenaj mes tjerash gjatë këtij takimi potencoj se reformimi i Mbledhjes së Detyrueshme (MD) është proces, i cili duhet të jep efektet e tij në zvogëlimin e stokut të borxheve, por edhe në trajtimin e borxheve të reja.

Konsolidimi i MD ka për qëllim përmirësimin e performancës së menaxhimit të borxheve tatimore, qëlllimi final i së cilës duhet të jetë rezultati në rritjen e efektivitetit të punës së ATK-së.

Nga ana tjetër drejtuesit e këtij departamenti potencuan se trendi i punës që nga fillimi i reformimit ka qenë në nivelin e pritshmërive, mirëpo pandemia sikurse në shumë sektorë tjerë edhe tek MD ka përkeqësuar gjendjen, pasi që rrethanat e krijuara tek bizneset nga pandemia ka zvogëluar likuiditetin e tyre duke rritur kështu nivelin e borxheve dhe në shumë raste mundësia e trajtimit të tyre ka qenë minimale, por që me të gjitha mekanizmat që struktura e MD mundëson, ne jemi duke vepruar.

Aktualisht një numër i madh i tatimpaguesve janë duke shfrytëzuar mundësinë e hyrjes në marrëveshje për ta shlyer borxhin me këste.

Drejtori i Përgjithshëm mori zotimet nga stafi i MD, që të gjitha aktivitetet do të vazhdojnë fuqishëm në realizimin e objektivave të planifikuara.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)