ATK shtyn afatin e dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal
Prishtinё, 1 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ka shtyr afatin e dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 04 gusht 2016.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve prill, maj dhe qershor, ishte nga data 01 korrik 2016 deri më 31 korrik 2016.
Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që tu jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskal, zgjatet deri më datën 03 gusht 2016 , ndërsa dorëzimi e plikove në Postë e Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016.
Dorëzimi i Plikove me Kuponë Fiskal bëhet në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.