ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte tjera për shmangie nga tatimi
Lokacionet e bastisura kanë qenë: 3 lokacione në Ferizaj nga to 2 subjekte tatimore dhe 1 zyrë e kontabilitetit, nje subjekt tatimor në Kamenicë , 1 zyre e kontabilitetit në Prishtinë dhe 1 subjekt tatimornë Graçanicë.
DHTI ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e rastit, ku është informuar për veprimet në terren.
Në vendngjarje janë sekuestruar, fakte dhe dokumente që ndërlidhen me transaksione të dyshuara (fiktive).
Faktet dhe dokumentet e sekuestruara janë: 5 shtëpiza kompjuteri, 2 laptop, 1 Hard Disk (External HD), 1 flash disk, si dhe Libra të blerjes, libra të shitjes dhe fatura të ndryshme dhe prova të tjera që janë relevante.
Pas përfundimit të kontrollit (bastisjes), në zyrat e DHTI-së janë shoqëruar 4 persona, ku është marrë deklarata (intervista) e tyre, lidhur me veprimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.
Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.