15 Nëntor 2024

ATK së bashku me shkollat, drejt forcimit të shtetit

Prishtinë, 4 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, realizoi prezantime për nxënësit e Shkollave Fillorenë të gjitha Regjionet e saj. Qëllimi i organizimit të këtyre prezantimeve ishte që nxënësit tëinformohen lidhur me Rolin e ATK-së, në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës, si dhe rëndësinë e Tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.

Nxënësit/pjesëmarrës në këto prezantime ishin Klasat e V-ta të Shkollave Fillore nga Komunat, si: Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Drenas, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Mitrovicë, Gjilan, Deqan, Junik, Pejë, Istog dhe Klinë.
Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte përgatitur materialin në formë vizuele, enkas për nivelin e njohurive të nxënësve.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira përngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu, nxënësit kuptuan se pagesa e tatimit mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë një njeri i vetëm, si: Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. dhe se tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotetmediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal, ku nxënësit arritën të kuptojnë se edhe pajisja me kupon fiskal ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit.

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.
Në fund të këtyre prezantimeve, ATK-ja,ka premtuar seaktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirësenë të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)