30 Dhjetor 2024

ATK, rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në lëmin e ndërtimit

Prishtinë, 6 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se në muajin dhjetor të vitit 2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik sipas ATK-së është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org  në linkun Publikime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)