ATK rifreskoi pyetjet dhe përgjigjet që lidhen me mbledhjen e detyrueshme
Prishtinë, 12 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se me qëllim që të informojë tatimpaguesit, lidhur me aplikimin e procedurave tatimore, konform Legjislacionit Tatimor, ka rifreskuar Pyetjet & Përgjigjet që lidhen me Mbledhjen e Detyrueshme, me të dhëna shtesë, në mënyrë që tatimpaguesit të pajisen me informatat e duhura në çdo kohë.
Përmes këtij rifreskimi janë ofruar përgjigje të shkurtra për kërkesat ligjore dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit, për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të tyre. Pyetjet & Përgjigjet e publikuara, do të mundësojnë aplikimin e saktë të procedurave tatimore, si dhe do të lehtësojnë/ plotësojnë kërkesat e tatimpaguesve për trajtimin e drejtë të çështjeve konkrete.
ATK, është e përkushtuar që të krijojë siguri më të lartë për tatimpaguesit/opinionin publik, përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase konform Legjislacionit Tatimor.
Pyetjet & Përgjigjet, tashmë janë në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org, linku: https://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet-tatimore/