22 Dhjetor 2024

ATK realizon 15,276 vizita përmbushëse

Prishtinë, 9 qershor -Inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse tek bizneset, si rezultat i konstatimeve në teren janë lëshuar 3,534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion. Vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro. Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë.

Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje  për 70.2 milion euro  apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milion euro.

Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)