17 Nëntor 2024

ATK, realizoi Seminaret me tatimpagues

Prishtinë, 18 mars - Administrata Tatimore e Kosovës, ka përmbyllur  seminaret e organizuara me tatimpagues në të gjitha regjionet, si: Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin: Deklarimi Vjetor nga Bizneset Individuale – PD; Deklarimi Vjetor nga Korporatat – CD; Deklarimi Vjetor nga Ortakëritë – DO; Raportimi i blerjeve mbi 500 €; Tatimi i Mbajtur në Burim dhe Lehtësitë në deklarimin dhe pagesën e tatimeve – Sistemi i Ri Elektronik - EDI.

Qëllimi i mbajtjes së këtyre sminareve ishte prezantimi i mënyrës së deklarimit vjetor, duke përfshirë: deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale, deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë, Raportimin e Blerjeve mbi 500€, Tatimin e Mbajtur në Burim dhe Informimi i tatimpaguesve për Sistemin e Ri Elektronik – EDI, i cili së shpejti do të jetë në përdorim nga tatimpaguesit.

Tatimpaguesit, u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit vjetor të Formularëve PD, CD, DO, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave.

Gjithashtu, edhe për Raportimin e blerjeve mbi 500 euro dhe Tatimin e Mbajtur në Burim, janë shpalosur shembuj të ndryshëm, në mënyrë që të eliminohen gabimet gjatë aplikimit të këtyre proceseve.

Njëherit, tatimpaguesit u informuan për risit e Sistemit të Ri Elektronik - EDI, i cili së shpejti do të jetë në përdorim nga tatimpaguesit. Sistemi i Ri Elektronik EDI do të ofroj më shumë mundësi dhe lehtësira për tatimpaguesit me qëllim të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore nga ana e tyre.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate.

Pjesëmarrësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Doracak me pyetje përgjigje, Fletëpalosjet: “Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit”, Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, “Avokati i Tatimpaguesve“, “Qendra e Thirrjeve”, gjithashtu janë shpërndarë edhe Kalendar Tatimor 2015, në të cilin përfshihen afatet e dorëzimit të deklaratave dhe llojet e tatimeve, etj.

Në këto seminare numri i të interesuarve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit, organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, si dhe përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilist dhe qytetarë të interesuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)