16 Nëntor 2024

ATK realizoi seminare me shoqatat e kontabilitetit

Prishtinë, 7 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës, në mbështetje të Edukimit të vazhdueshëm profesional, ka realizuar seminare me Shoqatat e Kontabilitetit në Kosovë, si: Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – SHKÇAK dhe Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa – IKAF.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin:

·         Zbatimi i Pakos së re Fiskale

o   Ligji nr. 05/L-037 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

o   Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura Personale

o   Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura të Korporatave

o   Ligji nr. 05/L-043 Për Faljen e Borxheve Publike

o   Udhëzimi Administrativ nr.03/2015 për zbatimin e TVSH-së

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i Pakos së re Fiskale, si: Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale, Ligji për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, Ligji nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimi Administrativ nr.03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Prezantues të Pakos së re Fiskale ishin: Sakip Imeri - Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, Sami Salihu - Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me zbatimin e Pakos së re Fiskale, për të cilat u janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve.

Në këto seminare pjesëmarrës ishin: anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës dhe Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)