ATK realizoi seminare me shoqatat e kontabilitetit
Prishtinë, 3 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës, në mbështetje të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional ka realizuar seminare për anëtarët e Shoqatave të Kontabilitetit në Kosovë, si: Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa IKAF dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës SHKÇAK.
Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin: Ndryshimet që priten në Legjislacionin Tatimor të Kosovës; Tatimi mbi Vlerën e Shtuar - TVSh; Tatimi në të Ardhura Personale - TAP; Tatimi në të Ardhura të Korporatave - TAK; Vendimi Shpjegues Publik nr. 01/2015 Metodat Indirekte të Kontrollit.
Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte prezantimi i ndryshimeve konkrete që priten me Legjislacionin e ri Tatimor, si dhe prezantimi i Vendimit Shpjegues Publik Nr. 01/2015 - Metodat Indirekte të Kontrollit.
Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit, Sami Salihu - Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura.
Në këto seminare pjesëmarrës ishin: anëtarët e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).