08 Nëntor 2024

ATK realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave

Prishtinë, 9 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave të Organizatave Buxhetore.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Mbajtja e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale dhe Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i zyrtarëve nga sektori i financave të Organizatave Buxhetore, lidhur me Mbajtjen e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit dhe kontributeve të mbajtura në burim dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave. Gjithashtu, edhe për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, janë shpalosur shembuj të ndryshëm, përmes të cilëve pjesëmarrësit u informuan për mënyrën e saktë të raportimit.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këtë seminar numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: zyrtarët nga sektori i financave të Organizatave Buxhetore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)