ATK, realizoi Seminar për OJQ
Prishtinë, 5 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Save the Children, ka organizuar Seminar një ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.
Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim: Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale; Tatimi në Qira; TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së; Tatimi në Korporata - Deklarimi Vjetor CD dhe raportimi i Blerjeve mbi 500 euro.
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.