ATK, realizoi seminar për OJQ
Prishtinë, 22 maj - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me KCSF - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka organizuar Seminar dy ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.
Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si, tatimi në paga dhe kontributet pensionale, tatimi në qira, TVSH dhe rimbursimi i TVSH-së, raportimi i blerjeve mbi 500 euro, tatimi në Korporata Deklarimi Vjetor CD dhe deklarimi përmes Sistemit Elektronik EDI.
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik EDI, me çrast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.