ATK realizoi seminar për institucionet mikrofinanciare
Prishtinë, 12 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar Seminar për anëtarët e Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).
\"Temat të cilat u prezantuan në këtë seminar, ishin: tatimi në paga dhe kontributet pensionale, tatimi në qira, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi në të ardhura të korporatave, raportimi i blerjeve mbi 500 euro, deklarimi përmes sistemit elektronik EDI\", thuhet në një komunikatë të ATK-së.
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur obligimet tatimore të organizatave mikrofinanciare ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.
ATK njofton se gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.