ATK realizoi Seminar për anëtarët e SHKÇAK
Prishtinë, 17 mars - Administrata Tatimore e Kosovës, në mbështetje të Edukimit të vazhdueshëm profesional, ka realizuar seminar për anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës - SHKÇAK.
Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit; Deklarimi vjetor për Biznese Individuale PD; Deklarimi vjetor për Korporata CD; Deklarimi vjetor për Ortakëritë DO dhe Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro.
Foto 2Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i anëtarëve të SHKÇAK, për: aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, deklarimin vjetor, duke përfshirë: deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale, deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500.
Temat e lartpërmendura u prezantuan nga Sami Salihu - u.d. i Drejtorit të Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK dhe Isen Lipovica Menaxher i Lartë për Politika dhe Procedura në ATK.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.