15 Nëntor 2024

ATK realizoi Seminar për anëtarët e IKAF

Prishtinë, 10 mars – Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme, në mbështetje të Edukimit të vazhdueshëm profesional, ka realizuar seminar për anëtarët e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa – IKAF.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i anëtarëve të IKAF, për: aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, deklarimin vjetor, duke përfshirë: deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale, deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë, Raportimin e Blerjeve mbi 500€ dhe Raportimin Financiar të Ndërmarrjeve në Kosovë.

Temat e lartpërmendura u prezantuan nga Sami Salihu - u.d. i Drejtorit të Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë për Politika dhe Procedura në ATK, përveç temës Raportimi Financiar i Ndërmarrjeve në Kosovë, e cila është prezantuar nga Hajdar Hoxha – Auditor i licencuar.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)