22 Dhjetor 2024

ATK prezanton të arriturat e institucionit për gjashtë muajt e parë të vitit 2022

Prishtinë, 12 korrik - Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave, rritja e efektit në trajtimin e borxheve, orientimi në përmirësimin e përmbushjes tatimore, ishin vetëm disa nga pikat e prezantuara në konference për media, si të arritura në institucionin e Administratës Tatimore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në këtë konferencë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përgëzoj ATK-në dhe stafin për arritjet e bëra në gjashtëmujorin e këtij viti, po ashtu falënderoj edhe tatimpaguesit për kontributin që japin në zhvillimin e vendit duke paguar tatimet.

Tutje, Murati u shpreh se për të rritur edhe më shumë suksesin e ATK-së duhet të punojmë në rritjen e besimit. Ai tha se planet e ministrisë janë që të forcojnë institucionet, duke rritur kredibilitetin dhe profesionalizmin, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të rritet edhe më shumë besimi ndaj institucioneve e këtë rast ATK-së. Veç tjerash, ministri Murati tha se është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë, për të cilën ATK është duke zhvilluar kampanja sensibilizuese.

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj gjatë prezantimit të konferencës përmendi faktorët  të cilët kanë ndikuar në rritjen e të hyrave, si ajo e fuqizimit të kontrollit të brendshëm (ngritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies), rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve 100%, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe zbatimi i rekomandimeve nga organizatat ndërkombëtare. Drejtori Murtezaj theksoj se inkasimi prej 355.5 milion euro tatime, ka shënuar rritje në krahasim me planin për 26.5 milion euro apo 8.1%. Po ashtu, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 66.3 milion euro  apo 22.9%.

Përmes kësaj konference u prezantuan edhe efektshmeria në trajtimin dhe inkasimin e borxheve, ku vetëm për këtë periudhë janar-qershor 2022 janë mbledhur  76.8 milion euro borxhe. Tutje, u theksua se digjitalizimi i shërbimeve si për tatimpagues dhe qytetar, ashtu edhe me institucionet bashkëpunuese janë indikator i rëndësishëm në realizimin e synimeve të institucionit.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kryerjen më kohë të obligimeve tatimore, si dhe mediat për transmetim dhe informim të drejt për aktivitetet e ATK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)