ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimorë
Prishtinë, 28 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marr vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy zyrtarëve - inspektorë tatimorë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.
Falënderojmë qytetarët, Mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.
Mbesim me shpresë se do të vazhdojmë bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, dhe të gjitha veprimet tona të kenë për qëllim ruajtjen e imazhit të ATK-së.