06 Nëntor 2024

ATK përpjekjet për rritjen e përmbushjes vullnetare të tatimeve

Prishtinë, 25 maj - Në Administratën Tatimore të Kosovës dje janë prezantuar të gjeturat paraprake nga testimi i Tatimit në të Ardhurat  Personale, testim ky i bërë nga ekspertet e Bankës Botërorë dhe të GIZ-it.

Ky testim ka pas për qëllim të hulumtoj qasjet që mund të ndihmojnë në shtimin e efikasitetit në përmbushjen e obligimeve tatimore, përmes informimit të tatimpaguesve në kohë reale për obligimet e tyre tatimore.

Nga ky testim janë nxjerr konkluzione për veprime e mëtutjeshme  më qëllim të rritjes së deklarimit dhe pagesës të obligimeve tatimore. Përmes këtij informimi-letrave që do të ju dërgohen tatimpaguesve do të ju sqarojmë së mos-deklarimi dhe mos-pagesa e tatimeve është cilësuar si i paqëllimshëm dhe nëse nuk deklaroni pas këtyre letrave (njoftimeve), ATK do ta cilësoj si zgjidhje të qëllimshme dhe si rrjedhojë tatimpaguesit do të mund ti nënshtrohen kontrollit tatimore, si dhe përballjen me procedurat e parapara me legjislacionin tatimore.

Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, e vlerësoj këtë prezantim të bërë dhe kërkoj nga akteret e këtij testimi, të vazhdojnë bashkëpunim me divizionet përgjegjëse  brenda ATK-së, në mënyrë që të trajtohen të gjeturat e këtij testimi.

ATK në vazhdimësi bënë përpjekje që përmes informimit dhe edukimit të rris përmbushjen vullnetare të tatimeve  dhe synon që tatimpaguesit i trajtoj si partner në arritjen e këtij qëllimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)