19 Nëntor 2024

ATK për 9 muaj mbledh rreth 226.4 milion euro

Prishtinë, 8 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me palët e interesit, takim ky që është bërë tanimë i rregullt.

Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Doganat, OEK, AMCHAM, AKB, SKAK,TRUSTI, FMN, GIZ, Auditori Gjeneral etj. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i progresit të ATK-së deri më tani, prezantimi i produkteve të reja të digjitalizuara për tatimpaguesit si dhe shpalosja e planeve për të ardhmen.

Në takim Drejtori i ATK-së ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje vullnetare, trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve si dhe realizimin me sukses të planifikimeve për  mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i ATK-së duke i falënderuar përfaqësuesit e institucioneve për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ka shprehur gatishmërinë e ATK-së për vazhdimin e bashkëpunimit dhe në të ardhmen, për arritjen e sukseseve të përbashkëta. Ai pastaj shpalosi progresin e arritur për këtë nëntëmujor:

Për periudhën Janar – Shtator  të vitit 2013, ATK ka arritë të mbledhë të hyra rreth 226.4 milion euro që do të thotë se për 3 % ka tejkaluar projeksionet për vitin 2013.  Në krahasim me vitin e kaluar,  periudha e njëjtë është më e lartë, mbi 11 %, ose 23.1 milionë euro.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë mbledhë Kontribute Pensionale në vlerë prej 85.2 milion euro.

Në Qershor 2013, ATK ka lancuar produktin “E- Vërtetimi” për persona fizik, ku gjithsej janë shkarkuar 19 347 vërtetime.

Haliti më këtë rast tha se falë bashkëpunimit tonë ATK nga viti në vit po tregon trend rritës në përmbushjen vullnetare të obligimeve, si dhe uljen e kostos për tatimpaguesit në kryerjen e obligimeve të tyre tatimore.

E gjithë kjo sipas tij po arrihet përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive dhe përmes zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)