ATK për 18 vite ka arritur te inkasoj 5.2 miliard euro
Prishtinë, 14 shkurt - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të ATK-së, si dhe 10 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë u prezantua zhvillimi i administratës tatimorë ndër vite, me ç ‘rast drejtori Imeri shpalosi disa nga arriturat të cilat kanë ndikuar mjaft mirë në rritjen e përmbushjen vullnetar, si dhe ngritjen e shërbimeve efikase ndaj tatimpaguesve.
Gjatë kësaj konference drejtori Imeri tha se ATK është institucion i cili përgjatë këtyre 18 viteve ka arritur të jete e konsoliduar për zbatimin e të gjitha obligimeve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjitha reformave të cilat kanë ndodh në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe përgatitjen për reformat që do të ndodhin gjatë këtij viti.
Drejtori ndër tjera, foli edhe për historikun e zhvillimit të ATK-së, ku përmendi shumë sfida, me të cilat janë përballur zyrtaret tatimor gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimore.
Më tej z. Imeri, përmendi se performanca e të hyrave, për të cilën tha se është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.
Të hyrat e inkasuara për gjatë këtyre 18 viteve janë në vlerë 5.2 miliard euro, ndërsa për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar më shumë të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro ose mbi 5.3 %.
Gjatë kësaj konference po ashtu u promovua ueb-faqes së ATK-së, e cila është ri-dizajnuar që të jetë sa më e lehtë për përdorim nga ana e tatimpaguesve.
Në fund të kësaj konference, u ritheksua zotimi i drejtorit të Përgjithshëm se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, që të avancojmë edhe më tutje ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në kohë për tatimpaguesit.