08 Nëntor 2024

ATK ofron përgjigjet online rreth gjendjes së plikove me kuponë fiskal

Prishtinë, 3 shkurt - Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës për rimbursimi nga kuponët fiskal, në vazhdimësi ka shënuar rritje dhe njëkohësisht janë shtuar edhe kërkesat e tyre për t’u informuar rreth gjendjes së plikove.

Lidhur me këtë Administrata Tatimore e Kosovës  ka zhvilluar një modul elektronik, që ka të bëjë me kthimin e përgjigjeve për të gjithë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e rimbursimit për kuponë fiskal.

Ky modul ka për qëllim kursimin e kohës dhe ngritjen e shërbimeve sa më të mira për qytetarët duke pas parasysh  numrin e madh të pyetjeve që janë adresuar nga qytetarët në Divizionin e Arkave Fiskale,  lidhur me gjendjen e plikos së tyre.  Vetëm gjatë vitit 2016 janë kthyer mbi 16,000 përgjigje përmes e-mailit [email protected], lidhur me  këtë kampanjë.

Nga tani, qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër për gjendjen e plikos së tyre, përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.

Zhvillimi i këtij moduli  është vetëm njëri nga shumë  projekte të cilat ATK  realizon, në mënyrë që tatimpaguesit dhe qytetaret të kenë më të lehtë kryerjen e shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)