21 Dhjetor 2024

ATK nis implementimin e Projektit “Personat e Pasur”

Prishtinë, 25 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2023, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore të personave të pasur lidhur me detyrimet e tyre tatimore për Tatimin në të Ardhurat Personale, të cilat i përcakton legjislacioni tatimor.

Përmes këtij plani, ATK do të kryejë aktivitete me qëllim të identifikimit të personave të pasur, të cilët nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Qëllimi i Projektit “Personat e Pasur" është identifikimi i personave të pasur duke përdorur bazë të të dhënave në formë sistemi/platforme e cila mundëson ndërlidhjen me institucione qeveritare, jo qeveritare, financiare me qellim të trajtimit tatimor të kësaj kategorie, rritjen e numrit të deklarimeve dhe pagesës së tatimit nga kjo kategori e tatimpaguesve, si dhe zvogëlimi i hendekut tatimor si rezultat i mos deklarimit të të ardhurave nga personat me të ardhura të larta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)