ATK, nga balanca kreditore e TVSH, mbulon borxhet e tatimpaguesit
Pra, ATK do të inicioj procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH dhe me kreditimin e vlefshëm të TVSH do të mbuloj borxhet e papaguara të tatimpaguesit, i cili është në balancë kreditore të TVSH dhe në anën tjetër ka borxhe në ATK.
Bazuar në nenin 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 41 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, Administrata Tatimore e Kosovës ka të drejtë që të inicioj procedurën e rimbursimit të TVSH-së për tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore mbi tre muaj radhazi dhe shuma e kreditimit është mbi tremijë euro (3,000€) dhe i njëjti tatimpagues ka borxhe tatimore prej më shumë se pesëmijë euro (5,000€).
Administrata Tatimore e Kosovës, pasi që të konstatoj saktësinë e balancës kreditore në deklaratën e TVSH-së, me mjetet e tilla do të mbulon borxhin tatimor të tatimpaguesit dhe pjesën e mbetur (nëse mbetet) do ta rimbursoj në llogarinë bankare të tatimpaguesit.
Pas zbatimit të procedurës së lartshënuar, tatimpaguesi do të njoftohet në formë zyrtare lidhur me bartjen e balancës kreditore në borxhet tatimore, cilat lloje të tatimeve/kontributeve janë mbuluar, periudhën tatimore, si dhe për pjesën e rimbursimit eventual që do të transferohet në llogari bankare të tatimpaguesit.