24 Dhjetor 2024

ATK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me ARBK-së

Prishtinë, 25 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të ofrimit të mundësisë për qasje online të ATK-së gjegjësisht Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës,  në dosjet elektronike të tatimpaguesve, të cilat dosje janë në posedim të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

 Kjo qasje do të bëhet me qëllim  të hetimit  dhe luftimit të evazionit tatimor dhe veprave të tjera të ndërlidhura penale, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Memorandumi në fjalë është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ARBK-së Mehdi Pllashniku.

Ky memorandum është vazhdimësi e bashkëpunimeve që kanë këto dy institucione në nivelin e koordinimit të shumë aktiviteteve sa i përket regjistrit të tatimpaguesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)