ATK në aksion për luftimin e evazionit fiskal
Ferizaj, 11 korrik - Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot është duke zhvilluar një aksion me ç'rast ka bërë bastisjen e një lokacioni në qytetin e Ferizajt.
"Rasti në fjalë dyshohet për evazion fiskal-konkretisht për transaksione fiktive", thuhet në një njoftim të ATK-së.
Administratat Tatimore e Kosovës bën të ditur se do të japë informacione më të detajuara, pas përfundimit të aksionit.