ATK ndryshon formën e rimbursimit të kuponëve fiskalë
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për tremujorin e dytë 2017, fillon nga data 1 korrik 2017 deri me 31 korrik 2017.
ATK njofton se aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
\"Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit\", thuhet në një kumtesë të ATK-së.
Sipas ATK-së, në procesin e tërheqjes do të kemi tre numra potencial fitues, në qoftë se numri i përgjithshëm i fituesve është mbi 999 deri 4500.
\"Nëse numri i përgjithshëm i fituesve të tërhequr nga Numat Potencial Fitues është më i vogël se njëmijë, atëherë duhet të tërhiqet edhe Numri Potencial Fitues shtesë deri në plotësimin e kushtit të paraparë\", thuhet në komunikatë.
Çdo Numër Potencial Fitues i tërhequr ka në vete maksimum njëmijepesëqind (1,500) fitues, në të kundërtën tërheqja përsëritet.
ATK bën të ditur se fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro.
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro.
Numri Potencial Fitues do të gjenerohet nga sistem i ATK-së në bazë të një algoritmi të përcaktuar nga ATK, duke u bazuar në numrin e plikos, emrin dhe mbiemrin (në rastet kur qytetari posedon dy mbiemra do të merret për bazë vetëm i pari) e qytetarit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, në njërën nga datat 1 deri më 10 të muajit pasues, ATK në bashkëpunim me Lotarinë e Kosovës do të organizoj tërheqjen e Fitueseve Potencial, përmes Televizionit Publik të Kosovës.
Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së.