02 Nëntor 2024

ATK me të hyra rekorde për dy muajt e parë të vitit 2020

Prishtinë, 3 mars - Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti,  Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të grumbulloj 97.8  milion euro, vlerë kjo që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.4 milion euro më shumë, apo 11 %. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 2.7 milion euro më shumë.

Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave është padyshim përkushtim i plotë i menaxhmentit të lartë dhe stafit të ATK-së, në ofrimin e lehtësirave në vazhdimësi për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore, me theks të veçantë është duke vazhduar me intensitet të lartë trajtimi i stokut të borxheve, si dhe luftimi i ekonomisë joformale- konkretisht trajtimi sipas sektorëve, ku aktualisht ATK është duke trajtuar sektorin e ndërtimtarisë, i cili është vlerësuar si sektori me riskun më të lartë për evazion fiskal.

Sigurisht, këto nuk janë objektivat e vetme mbi të cilat është fokusuar ATK, krahas këtyre janë duke u implementuar standardet më të mira të punës,  të cilat kanë reflektuar edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga ana e stafit të ATK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)