05 Nëntor 2024

ATK me plan për konsolidimin e sektorit të mbledhjes së detyrueshme

Prishtinë, 30 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  ka takuar stafin e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, me qëllim që të diskutohet reforma në mbledhjes së detyrueshme, në drejtim të rritjes së efikasitetit për trajtimin e borxheve.

Që nga marrja e detyrës si drejtori të përgjithshëm, Murtezaj ndër prioritet kryesore ka vendosur trajtimin e borxheve, duke pas parasysh se kjo ka qenë sfidë që nga themelimi i administratës tatimore.

Gjatë diskutimeve, drejtori Murtezaj kërkoj nga stafi i Mbledhjes së Detyrueshme përkushtim  maksimal në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha proceduart e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

Kujtojmë se në periudhën e fundit janë ndërmarr aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve.

Drejtori i përgjithshëm mori zotimet nga stafi i MD, që këto aktivitete do të vazhdojnë fuqishëm edhe gjatë ditëve në vijim, dhe në të njëjtën kohë ju ofroj mbështetje maksimale stafit në realizimin e objektivave të planifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)