22 Dhjetor 2024

ATK me masa të sforcuara ndaj tatimpaguesve borxhlinj

Prishtinë, 24 mars - Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka njoftuar se Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit  dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)