02 Nëntor 2024

ATK me aksion për verifikim të informatave denoncuese për ngritje të çmimeve

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot ka takuar menaxhmentin e lartë të Administratës Tatimore të Kosovës, për të ndërmarr masat kundër keqpërdorimeve të bizneseve me ngritje artificiale te çmimeve pas shpalljes se Gjendjes se pandemisë nga OBSH për Coronavirusin.

Gjatë prononcimit për media ministri Bislimi ka folur për panikun e krijuar nga qytetarët për blerjen e ushqimeve, kjo për shkak të ngritjes së çmimeve nga supermarketet dhe farmacitë.

Andaj,  ministri Bislimi tha se do të intensifikohen aktivitete e inspektorëve tatimor,  në mënyrë që të verifikohet situata, dhe në rast të identifikimit të çdo keqpërdorimi të bërë do të ndërmirren masa deri në tërheqjen e numrit fiskal dhe mbylljen e biznesit.

“Bizneset në këto situata punojnë për përfitime të përkohshme, e nga ana tjetër kjo ndikon  në krijimin e një paniku të pa arsyeshëm ku qytetarët dëshirojnë të blejnë që mos të pësojnë në ngritjen e çmimeve. Andaj, ne duhet të mobilizohemi kundër bizneseve të pandershme që të mos  përfitojnë nga fatkeqësitë”, u shpreh ministri Bislimi.

E nga ana tjetër,  Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se inspektorët tatimor do të jenë në gjendje gatishmërie që të ndërrmarin masa ndaj çdo keqpërdorimi nga bizneset. Po ashtu, ai siguroi ministrin Bislimi se për fenomenin e krijuar do të bashkëpunojmë edhe me Prokurorinë e Shtetit dhe gjithë institucionet tjera zbatuese të Ligjit.

Në këtë drejtim, Drejtori i Përgjithshëm i Adminsitratës Tatimore, sot gjatë ditës,  në zbatim të Vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve datë 12.03.2020, lidhur me ndërmarrjen e veprimeve institucionale konform masave të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e Korona virusit,  ka themeluar  Ekipin përgjegjës për menaxhimin e situatës  dhe koordinimin e aktiviteteve përkatëse të  stafit të ATK-së, ku secili anëtarë i ekipit është i ngarkuar me përgjegjësi shtesë përgjatë kësaj periudhe emergjente. 

Administrata Tatimore e Kosoves fton të gjithë qytetarët që të raportoj të gjitha rastet e keqpërdorimit të çmimeve nga ana e bizneseve, në linjën telefonike pa-pagesë: 0800 80 800, apo ne email adresën: [email protected] (alternative: [email protected]) ku ATK menjëherë do të  dërgon ekipin e inspektorëve tatimor në vendin e ngjarjes dhe do të ndërmerren masat ndëshkimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)