16 Janar 2025

ATK mbyll 2012 me mbledhjen e të hyrave prej 283.9 milionë euro

Prishtinë, 18 janar - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me rastin e përmbylljes së vitit 2012,  mbajti konferencën e radhës për media ku u prezantua raporti vjetor i punës.

Në këtë konferencë Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, prezantoj grumbullimin e të hyrave në vlerë prej 283.9 milionë euro, si dhe  progresin e shënuar për vitin që lamë pas.

Haliti ka thënë se 2012 njëkohësisht është cilësuar si vit i suksesit dhe përkushtimit ndaj tatimpaguesve, duke përfshirë këtu Deklarimin Elektronik-EDI,  përmes së cilit janë regjistruar mbi 23 mijë tatimpagues me gjithsej 297,687 deklaratat Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale dhe Kontributet Pensionale.

“Në rrethanat ekonomike që janë karakterizuar si të vështirësuara gjatë vitit të kaluar, ATK-ja ka ruajtur trendin rritës të grumbullimit të të hyrave, mesatarisht për çdo vit mbi 10 për qind krahasuar me vitet paraprake, që ka qenë dyfish më shumë se shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor”, thotë Haliti.

Haliti theksoi se gjatë vitit të kaluar kanë bërë përpjekje edhe për integrimin e tatimpaguesve në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, në sistemin tatimor të vendit. Kanë mbajtur seminare, kanë rekrutuar një pjesë të personelit, dhe ka rezultate, ndonëse të vogla, thotë drejtori i ATK-së, duke sqaruar edhe planin e këtij viti.

Në këtë konferencë ndër të tjera,  u përmenden  20 seminaret e mbajtura me tatimpagues, implementimi i Planit të Komunikimit, raportimi i blerjeve mbi 500 euro, zhvillimi i shumë  trajnimeve për stafin e ATK-së, në  ngritjen e vetëdijes së  stafit për të  drejtat dhe obligimet tatimpaguesve, duke ecur kështu në  përputhje me njërën nga shtyllat kryesore të vizionit të ATK-së,  e cila është që ATK të përbëhet nga personeli profesionist dhe energjik që do të garantojnë një nivel të lartë të transparencës në raport me tatimpaguesit, përmes të cilës  ATK  do të bëhet burimi kryesor i të hyrave për shtetin e Kosovës.

"Si çdo vit tjetër edhe viti 2013 do të jetë  një vit me plotë sfida,  duke përfshirë realizimin e planit të të hyrave, vazhdimin e implementimit të  Strategjisë së Përmbushjes 2012-2015, ngritjen e kapaciteteve në Mbledhjen e Detyrueshme dhe në Njësinë e Hetimeve Tatimore, si dhe  identifikimin e saktë dhe azhurnimin e regjistrit të tatimpaguesve", ka theksuar Haliti.         
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)