22 Dhjetor 2024

ATK mbledhe edhe mbi 600 mijë euro borxhe

Prishtinë, 19 shtator - Angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura, aksioni në fjalë është realizuar tek 18 subjekte biznesore.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar  maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

Kujtojmë se në periudhën e fundit janë ndërmarr aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)