22 Dhjetor 2024

ATK mbledh edhe 1 milion e 157 mijë euro borxhe

Prishtinë, 15 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se tek 29 subjekte  biznesore javën që shkoj është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore.

Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme sipas ATK-së, janë inkasuar  borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

"Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që  tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në."

"Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar  maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor", thekson ATK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)