06 Nëntor 2024

ATK mbledh 78.9 milion euro për muajin Janar - Shkurt

Prishtinë, 12 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u rritur vazhdimisht, vetëm për muajin Janar-Shkurt 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledh 78.9 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.6 milion euro apo 15.5 %.  

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra. Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.9 milion euro.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 23.1 milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milion euro.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)