ATK mbledh 4.5 milion euro më shumë të hyra për muajin maj 2020
Prishtinë, 9 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vlerësuar së duke pas parasysh se gjatë muajve mars dhe prill, ATK ka pasur rënje të të hyra si pasoj e pandemisë, në muajin maj 2020 kemi rikthim të trendit rritës të të hyrave tatimore.
"Vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave, duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit të pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale", thekson ATK.
Totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milion euro, ndërsa, vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milion euro apo 13% më shumë.
"Kujtojmë se ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga COVID 19 për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020", deklaron ATK.
Gjithashtu, janë zhvilluar edhe një mori aktivitetesh tjera në funksion të përkrahjes së masave të qeverisë, të cilat janë ndërmarr me qëllim të luftimit dhe parandalimit të COVID 19.